Sporti

Përfundojnë pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

04/28/2024 15:49
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.

Pretendentët në garë për titull nuk po lejojnë befasi në pjesët e para, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi shkoi në pushim me avantazh minimal prej 0-1 me golin e Muhamet Hysenit, ashtu siç bëri edhe Drita ndaj Dukagjinit duke avancuar pas 45 minutave të para me rezultat 0-1.

Në anën tjetër në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit, portat mbetën të patundura.

/GazetaBlic Sport/