Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës.
Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica ka shkuar në pushim me avantazhin mininal ndaj Ballkanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë në këtë sfidë e shënoi sulmuesi, Kreshnik Uka.
Në ndeshjen tjetër në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, janë realizuar tre gola në ballafaqimin Llapi – Prishtina.
Mankenda realizoi fillimisht, kurse Adonis Aliu barazoi shifrat, ndërsa për 1-2 ka realizuar Leotrim Bekteshi.
Prishtina ka shkuar në pushim me epërsinë 1-2.
/GazetaBlic Sport


