Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet

12/17/2023 13:50
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit po triumfon në udhëtim ndaj Lirisë me rezultatin minimal 0-1, pas 45 minutave lojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm pas 45 minutave lojë në këtë ballafaqim e shënoi sulmuesi, Muhamet Hyseni.

Ndërkohë, Valmir Veliu goditi shtyllën pas gjysmë ore lojë.

Ndeshja tjetër mes Ballkanit dhe Prishtinës nuk prodhoi gola në pjesën e parë të duelit, teksa lojtarët e Ilir Dajës kishin dominimin.

/GazetaBlic Sport