Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet

04/23/2023 15:49
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës.

Kampioni aktual, Ballkani ka shkuar në pushim me avantazhin 2-0 ndaj Trepçës 89′, shkruan GazetaBlic Sport.

Albin Berisha dhe Lumbardh Dellova realizuan golat për ekipin nga Suhareka.

Në Podujevë, Llapi dhe Dukagjini kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 1-1.

Arbër Shala e kaloi në avantazh Dukagjinin, teksa Festim Alidema barazoi gjithçka.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës pas 45 minutave të parë është 0-0.

/GazetaBlic Sport