Kanë përfunduar pjesët e para të dy dueleve të ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Lipjan, Fushë Kosova dhe Liria shkuan në pushim me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Lirisë kishte disa raste shënimi me Tijueze dhe Fatjon Bunjakun, megjithatë lojtarët në fjalë nuk gjetën cakun e portës. Tek Fushë Kosova, Ivkic rrezikoi njëherë prizrenasit, megjithatë goditja e tij nuk ishte e saktë.
Edhe në ndeshjen tjetër në Klinë mes Dukagjinit dhe Dritës nuk ka gola.
Rasti më i mirë në këtë pjesë të parë ishte nga Salihu i Dritës, por goditja e tij nuk gjeti rrjetën.
/GazetaBlic Sport


