Kanë përfunduar pjesët e para në tri duelet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.
45 minutat e para në 3 ndeshjet e xhiros së 29’të të Superligës prodhuan gola dhe raste të shumta shënimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Malisheva mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Ulpianës.
Skuadra vendase shkoi në pushim me avantazh minimal prej 1-0 me golin e shënuar nga Soboëalen në minutën e 18’të të takimit.
Gjilani ka arritur që me përmbysje të shkoj në pushim me avantazh minimal ndaj Feronikelit me rezultat 2-1.
Fillimisht Ardi Qorri shënoi golin e epërsisë për të befasuar skuadrën e Ismet Munishit. Golin e barazimit për vendasit e realizoi, Keita Razak në minutën e 33’të të takimit.
Keita Razak ishte protagonist edhe në golin tjetër duke asistuar për golin e shënuar nga Shend Kelmendi në minutën e 39’të të takimit.
Në ndeshjen tjetër mes Drenicës dhe Dukagjinit nuk u realizuan gola.
/GazetaBlic Sport.


