Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

03/19/2023 13:50
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Në ndeshjen derbi të ditës së sotme mes Gjilanit dhe Llapit 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në avantazh kaluan gjilanasit me golin e Dabiqajt në minutën e 4’të të takimit, kurse në minutën e 16’të Augusto barazoi shifrat me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Me rezultat të barabartë u mbyllë edhe pjesa e parë mes Ferizajt dhe Ballkanit, por atje nuk pati gola.

Trepça ’89 shkoi në pushim e qetë me avantazh minimal ndaj Dukagjinit prej 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Abdullah Oyekanmi në minutën e 6’të.

/GazetaBlic Sport/