Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tri duelet e sotme të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

03/19/2022 13:51
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të tri dueleve të ditës së sotme të Superligës së Kosovës.

Dukagjini ka befasuar Llapin duke shkuar në pushim me avantazh minimal pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i vetëm në këtë pjesë lojë u shënua nga Ahmed Januzi në minutën e 19’të të takimit.

Ulpiana poashtu ka epërsinë pas pjesës së parë, duke avancuar me rezultat 1-2 ndaj Feronikelit.

Feronikeli kaloi fillimisht në epërsi me golin e Qorrit në minutën e 27’të të takimit, por Iran Goncales Jr realizoi dy gola të shpejtë (34′ dhe 38′) për të përmbysur rezultatin në 1-2.

Në ndeshjen tjetër mes Malishevës dhe Gjilanit nuk u shënua asnjë gol, kështuqë pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

/GazetaBlic Sport/