Sporti

Përfundojnë pjesët e para në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

11/11/2023 13:49
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Prishtina ka shkuar në pushim me avantazh solid prej 2-0 ndaj Lirisë, ashtu si edhe Llapi ndaj Feronikelit ’74 me epërsi minimale prej 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Për kryqytetasit shënuan Blesa dhe Kryeziu në minutat 3′ dhe 9′ të takimit, kurse për avantazhin e Llapit u përkujdes Hamdi Namani në minutën e 28’të.

Në anën tjetër Drita ka luajtur baras me Fushë Kosovën në 45 minutat e para, rezultati atje ishte 0-0.

/GazetaBlic Sport/