Sporti

Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

04/13/2024 15:48
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Ballkani po avancon ndaj Feronikelit 74′ pas pjesës së parë me rezultat 0-1 ashtu siç po bënë dhe Drita ndaj Lirisë me rezultat 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Ballkanin nga penalltia shënoi Nazmi Gripshi, kurse Dritës avantazhin ia dha goli i Maliqit.

Në anën tjetër dueli mes Prishtinës dhe Gjilanit nuk prodhoi gola në 45 minutat e para.

/GazetaBlic Sport/