Sporti

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës, Feronikeli ’74 merr fitore të madhe ndaj Malishevës

04/27/2024 16:58
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Liria ka triumfuar ndaj Fushë Kosovës, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjumsi dhe Ekpai realizuan golat e fitores për skuadrën nga Prizreni, fitore kjo që vlen vetëm për statistika.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ’74 ka triumfuar ndaj Malishevës me rezultat 2 me 1, duke barazuar pikët me Gjilanin e vendit të 7-të.

/GazetaBlic Sport/