Lajme

Përfshihet nga zjarri një veturë në oborrin e një shkolle në Istog

10/24/2025 15:47
nga:Sh R

Një veturë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme, në oborrin e një shkolle në Gurrakoc të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin  e Pejës, Driton Rugova ka thënë për tëvë1.info se është në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve.

“Sot rreth orës 12:45, Policia është njoftuar se është djegur një veturë në oborrin e një shkolle ne fshatin Gurrakoc-Istog. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit. Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve”, tha ai.