Lajme

Përfshihet nga flakët Salla Universale në Shkup

04/09/2024 12:32
nga:Y I

Një incident është regjistruar në Shkup, ku është përfshirë nga flakët Salla Universale.

Zjarrfikësit dhe policia tashmë janë në terren, sipas informacioneve jozyrtare ka edhe të lënduar nga tymi.

Objekti një kohë të gjatë ka qenë jashtë përdorimit, për shkak se është në proces të rikonstruimit. Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen.

/Euronews Albania/