Lajme

“Përbindëshi” amerikan lundron përballë brigjeve shqiptare

04/23/2022 12:17
nga:Astrit Gashi

Aeroplanmbajtësi amerikan “USS Truman” mbërriti pak më parë në Trieste për një “ndalim operacional teknik”, pas një periudhe dymujore stërvitjesh në Adriatik, Jon, Egje dhe Mesdheun Lindor.

Pas shërbimeve të nevojshme, të cilat parashikohet të zgjasin dy ditë, “përbindëshi” që amerikanët e kanë pozicionuar në Mesdhe do të rikthehet në lundrim sërish në zonat më të nxehta të këtij deti.

Një ditë më parë, “USS Truman” u fut në ujërat e Adriatikut duke lundruar përballë brigjeve shqiptare për në veri, pikërisht për në në Trieshtë.

“USS Truman” është pjesë e Flotës së Gjashtë amerikane të pozicionuar në Mesdhe dhe gjatë muajve të fundit është bërë pjesë e operacioneve të rendësishme ushtarake kundër kërcënimit rus në këtë rajon.