Sporti

Përballje historike për Nelson Hysën, synon titullin kampion ndaj Agit Kabayel

09/30/2026 08:14
nga:Mergim Rreci

Pas shumë përpjekjesh, sfidash dhe një pritjeje të gjatë, më në fund ka ardhur përgjigjja e shumëpritur. Boksieri i pamposhtur shqiptar Nelson Hysa do të përballet me kampionin aktual Agit Kabayel, në një duel që premton spektakël në ring.

Kabayel ka pranuar sfidën e Hysës dhe përballja mes dy gjigantëve të peshave të rënda do të zhvillohet më 28 Nëntor, në një datë simbolike e historike për shqiptarët, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky duel merr një tjetër dimension edhe për faktin se të dy boksierët vijnë të pamposhtur në karrierat e tyre profesionale. Hysa synon të vazhdojë serinë e tij pa humbje dhe të bëjë hapin e madh në arenën ndërkombëtare, ndërsa Kabayel do të kërkojë të mbrojë statusin e tij si kampion.

Një përballje mes dy boksierëve pa humbje, në një nga datat më të rëndësishme për shqiptarët, do të bëhej edhe më e madhe, nëse Hysa fiton në ring.

/GazetaBlic Sport/