Sporti

Përballja me Benfican, Inzaghi: Tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë

03/17/2023 17:37
nga:Mergim Rreci

Interi “peshkoi” Benficën në çerekfinale dhe është padyshim një nga skuadrat më me fat në shortin e Ligës së Kampionëve. Portugezët ishin edhe kundërshtari më i dobët në letër, teksa edhe në gjysmëfinale, në rast kualifikimi, zikaltrit do të gjejnë fituesen e çiftit Milan-Napoli.

Simone Inzaghi është shfaqur mjaft i kënaqur me shortin dhe ka theksuar se tifozët zikaltër kanë të drejtë të ëndërrojnë, megjithatë ka bërë apel për kujdes, duke sjellë në vëmendje traditën e portugezëve në Champions.

“Është një kënaqësi që Interi rikthehet të luajë në çerekfinalen e Championsit dhe me Benficën do të jenë dy ndeshje shumë të bukura, Kundërshtari ka traditë në Evropë dhe kaloi grupet si vendi i parë, ndaj duhet kujdes. Megjithatë tifozët e Interit kanë të drejtë të ëndërrojnë dhe duam t’u ofrojmë një tjetër kënaqësi”, tha Simone Inzaghi.