Derbi i madh turk Besiktas-Fenerbahce do të luhet të dielën, më 2 tetor. Për këtë ndeshje biletat janë shitur në kohë rekord.
Tifozët e Besiktasit kanë blerë biletat për vetëm 60 sekonda, sipas mediumit turk T24, përcjell GazetaBlic Sport.
Tifozët bardhezi shfaqën shumë interes për derbin Besiktas-Fenerbahce, i cili do të luhet në Vodafone Park në javën e 8-të të Superligës.
Biletat dolën në shitje në orën 10:00 dhe u shitën menjëherë! Tifozët e Besiktasit, të cilët u dyndën në vendin e shitjes së biletave, i blenë të gjitha biletat e ofruara për shitje brenda 1 minute.
/GazetaBlic Sport


