Lajme

Për 24 orë, Policia e Kosovës shqipton 1456 gjoba trafiku

12/16/2024 10:42
nga:N K

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1456 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 18 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 26 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 8 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.