Sporti

Pepe vazhdon kontratën me Porton

04/23/2023 20:33
nga:E K

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, edhe më tutje nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Portugezi po vazhdon të jetë element thelbësor tek skuadra e Portos dhe tashmë e ka nënshkruar kontratën e re e cila e mban atë me këtë klub deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

“Unë gjithmonë do të bëj më të mirën time dhe do ta përfaqësoj këtë klub”, tha Pepe pas nënshkrimit të kontratës së re.

Në kampionatin portugez Porto po Lufton kokë më kokë me Benfikën për titullin e kampionit dhe ka vetëm një pikë më pak se rivali i tyre.