Pepe Reina e ka përshkruar kohën e tij te Liverpool si gjëja më e mirë që i ka ndodhur.
Portieri 38-vjeçar tani po luan në Lazio, pothuajse shtatë vjet pasi u largua nga Anfield pas një periudhe nëntë vjeçare me klubin e Merseyside, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë u kënaqa shumë në Angli si futbollist, ato ishin vitet më konkurruese të karrierës sime: gjithmonë në Champions League dhe çdo vit luftuam për titullin,” tha Reina për Area Napoli.
“Një ëndërr për të luajtur në Anfield. Të luajmë rreth 400 ndeshje me ekipin. Liverpool ishte gjëja më e mirë që më ndodhi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


