Pep Guardiola tha se “sfida më e madhe” e karrierës së tij si trajner ishte Liverpooli i Jurgen Klopp, jo Real Madridi, pasi Manchester City i tij humbi 5-1 në total ndaj skuadrës spanjolle në Ligën e Kampionëve.
Ky është sezoni i tretë radhazi që skuadra e Guardiolës është eliminuar nga 15 herë kampionët në turne, por në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, trajneri katalanas mohoi se “Mbretërit” janë rivali i tij më i madh.
“Jo, sfida ime më e madhe ishte Jurgen Klopp me Liverpoolin gjatë atyre viteve këtu,” i tha Guardiola një gazetari spanjoll.
Guardiola është përballur me Real Madridin 30 herë si trajner, me 14 fitore, 6 barazime dhe 10 humbje.
/GazetaBlic Sport


