Julian Alvarez u largua nga Manchester City verën e kaluar për rreth 75 milionë euro për t’iu bashkuar Atletico Madridit, ku tani po shkëlqen pas një fillimi sfidues.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.
“Unë nuk ndihem përgjegjës për këtë. Klubi solli një lojtar të jashtëzakonshëm, por ai donte më shumë kohë në lojë dhe vendosi të bashkohej me Atletico. Ne jemi shumë të lumtur me atë që ai bëri për ne – le të jetë e qartë”, tha Guardiola për Alvarez.
“Ai na ndihmoi të arrijmë diçka unike, dhe duke e parë atë të ketë sukses tani na bën krenarë. Ai thjesht donte të luante një rol më të madh, dhe kjo ishte e vështirë këtu. Në fund, gjithçka funksionoi mirë dhe unë e di që ai është shumë i lumtur,” tha Guardiola në një konferencë për shtyp.
/GazetaBlic Sport/