Sporti

Pep Guardiola i bindur: Do ta fitojmë sërish titullin në Premier League

12/05/2023 16:04
nga:Mergim Rreci

Në konferencën për shtyp për ndeshjen mes Aston Villas dhe Manchester Cityt, Pep Guardiola shprehu edhe një herë dëshirën e tij  dhe atë të lojtarëve për të bërë diçka të paprecedentë në Premier League: të fitojë titullin e katërt radhazi.

“Ndjenja ime është se ne do të fitojmë Premier League. Nëse më pyet mua, ne do të fitojmë Premier League. Nëse luajmë në nivelin që kemi luajtur kundër Liverpoolit dhe Tottenhamit, do të fitojmë sërish. Njerëzit nuk e besojnë pas tre barazime, por ne do të fitojmë përsëri kampionatin, duke e ditur se nuk do të jetë e lehtë. Asnjë skuadër nuk e ka bërë ende, prandaj është edhe vështirësia. Ishte atje sezonin e kaluar dhe do të jetë atje këtë sezon. Por nëse më pyesni sot se çfarë ndjej, është se do të fitojmë sërish”, zbuloi trajneri spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç la të kuptohet, Guardiola ka pritshmëri të mëdha për këtë sezon dhe shpjegoi se e sheh ekipin duke luajtur mirë, ndoshta edhe më të mirën që ka luajtur ndonjëherë: «Ne jemi në të njëjtin nivel si sezonin e kaluar dhe sezonet e mëparshme. Madje do të thosha se niveli dhe pritshmëritë janë edhe më të larta se vitin e kaluar, kur fituam tripletën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/