Lajme

Pejë: Nga paniku i tërmetit, banorët dalin jashtë ndërtesës

04/22/2022 23:57
nga:Genita C

Dridhjet e tokës sonte kanë shqetësuar sonte banorët e disa qyteteve në Kosovë.

Nga paniku i krijuar, si pasojë e dridhjeve të tokës, banorët e një ndërtese të lartë në Pejë, kanë braktisur banesat dhe kanë dalë jashtë objektit.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në Bosnje e Hercegovinë, është ndier pothuaj në të gjitha qytetet e Kosovës.

Tërmeti që goditi në ora 23:07, kjo është harta ku u ndje në të gjithë Ballkanin