Lajme

Pejë: Gruaja denoncon burrin se nuk e lë të kthehet në shtëpi

05/09/2024 09:11
nga:G C

Një grua në Pejë ka deklaruar në polici se ka pasur dhunë psikike duke mos u lejuar të kthehet në shtëpi nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.