Sporti

Peja zyrtarizon transferimin e amerikanit, Tervell Beck

06/24/2023 20:18
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Pejës e ka zyrtarizuar transferimin e radhës.

Tervell është zhvilluar si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjen nga Cleveland, Ohio dhe është i gjatë 201cm, përcjell GazetaBlic Sport.

Tervell sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje.

Amerikani ka shfaqur përformancë shumë pozitive në sezonin e kaluar duke arritur kuoten mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje.

/GazetaBlic Sport/