Skuadra e Pejës po zhvillon një ndeshje fantastike ndaj Beroe në Ballkan League.
Pjesa e parë në gjysmëfinale ka përfunduar me rezultat 40 – 69, në të mirë të skuadrës kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.
Basketbollistët e Pejës ishin të pandalshëm nga çdo pozitë, duke qenë shumë të saktë edhe nga tre pikë në dy çerekët e parë.
Në rast se skuadra kosovare e fiton këtë ndeshje, në finale do të përballet me Hapoel Beer Sheva.
/GazetaBlic Sport/


