Viti i ri ka nisur me probleme të vjetra në qytetin e Pejës.
Klan Kosova raporton se lagje të mëdha, si në periferi ashtu edhe në qytet, po përballen me ndërprerje të rrymës pa asnjë arsye.
Ditët e para të janarit u karakterizuan gjithashtu me raste të dhunës në familje, ndërsa festa e Vitit të Ri për shumë familje u festua në terr.


