Lajme

Mblidhet Shtabi Emergjent në Mitrovicë pas situatës së rënduar nga vërshimet

01/06/2026 22:13
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se është mbledhur Shtabi Emergjent, ndërsa i gjithë mekanizmi shtetëror në nivel lokal dhe qendror ndodhet në gjendje gatishmërie për shkak të rrezikut nga vërshimet, raporton GazetaBlic.

Ai bëri të ditur se është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme me akterët kompetentë për koordinim dhe ndërmarrje të masave të nevojshme për menaxhimin e situatës.