Sporti

Peja e demolon Beroen në gjysmëfinale, siguron finalen në Ballkan League

04/28/2023 19:58
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Pejës e ka siguruar me shumë lehtësi finalen e Ballkan League.

Pejanët triumfuan me rezultat 82 – 124 ndaj Beroe, rezultat ky që tregon gjithçka për këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një dominim absolut nga skuadra kosovare, duke e dëshmuar që e meriton finalen e madhe.

Në finale, Peja do të ketë punë me skuadrën e Hapoel Beer Sheva.

/GazetaBlic Sport/