Sporti

Peja ankohet se tifozët e Bashkimit kanë sulmuar me grushte basketbollistin e tyre, Marques Townes

04/27/2025 21:25
nga:Lorik J

Pesë sekonda pa u mbyllur ndeshja gjysmëfinale e Play Offit mes Bashkimit e Pejës ka shpërthyer dhuna në “Sezai Surroi” në Prizren.

Peja ka dalur me një konunikatë para pak çasteve, ku ka njoftuar se është sulmuar lojtari i tyre, Marques Townes.

Ja postimi i KB Pejës:

“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës.
KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme”, shkruhet në postimin e Pejës.

/GazetaBlic Sport