Sporti

Pedri: Ne donim të ishin në Champions League, por tani jemi favorit në Europa League

02/16/2022 13:10
nga:L J

Skuadra e Barcelonës nesër do të luajë në Europa League ndaj Napolit.

Barça dhe Napoli takohen nesër nga ora 18:55 në “Camp Nou”, në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Europa Leagues, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari i Barçës, Pedri është paraqitur sot në konferencë për media, ku tha se katalunasit janë favorit për ta fituar Europa League.

“Ne i japim shumë vlerë, është një lojë shumë e rëndësishme. Ne do të donim të ishim në Champions League, por i japim shumë vlerë. Ne shkojmë në Europa League me shumë dëshirë për të konkurruar dhe fituar”, tha Pedri.

/GazetaBlic Sport