Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Pedri ka dhënë një intervistë interesante së fundmi.
Spanjolli ka treguar se çfarë ka blerë me pagën e tij të parë që mori nga Barcelona, shkruan GazetaBlic Sport.
“Gjëja e parë që bleva? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kur PS5 doli në shitje, unë e bleva një”, ka thënë Pedri.
“Tani gjithçka që dua është t’ua blejë një shtëpi prindërve të mi, ose ta rinovojë shtëpinë. Paratë e mia janë edhe të tyre. Ne jemi një familje”, shtoi ai.
Pedri i cili ka gjetur hapsirë këtë sezon te Barca, është kthyer në shtyllën kryesore të ekipit të Xavit.
/GazetaBlic Sport/


