Sporti

Pedri falenderon fansat për përkrahjen: Do kthehem më i fortë

04/16/2022 11:04
nga:E K

Pedri Gonzalez mund të mos luajë më në këtë sezon pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes së Europa League me Eintracht Frankfurt, në të cilën ai u zëvendësua në gjysmën e parë në Camp Nou.

Pas raportimit të hollësishëm të lëndimit të tij, klubi tha këtë mëngjes se u zbulua një çarje në biceps femoris në këmbën e tij të majtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Fansat e Barcelonës kanë shfaqur menjëherë mbështetjen e tyre për mesfushorin e talentuar spanjoll duke i dërguar mesazhe të shumta atij.

Për këtë gjë ai i ka falenderuar fansat duke thënë se do rikthehet edhe më i fortë se më parë.

Është një ditë e vështirë, por nuk ka rrugë tjetër veç të shikosh përpara. Faleminderit pafund për dashurinë që më keni dhënë në orët e fundit. Me mbështetjen tuaj, jam i sigurt se do të kthehem më i fortë Tani më shumë se kurrë, le të mbështesim ekipin dhe… FORÇA BARÇA!”, ka shkruar ai në Twitter.

/GazetaBlic Sport/