Lajme

Peci: Opozita duhet të reflektoj, vota kundër nënkupton bllokim

04/29/2025 09:53
nga:Sh R

Deputeti nga VV, Faton Peci tregon se nuk ndryshon propozimi i kandidatës të VV-së për kryeparlamentare, raporton GazetaBlic.

Peci thotë se opozita duhet të reflektoj, ku shton se vota kundër nënkupton bllokim.

“Ditë e re nafakë e re. Nuk ndryshon Albulena Haxhiu, si kandidate. Opozita duhet të reflektojë, vota kundër nënkupton bllokim. Nuk mund të na tregojnë ata se kë ta propozojmë ne, kjo i bie që ne t’ua përcaktojmë nënkryetarët pastaj”, tha ai.