Pjesëtari i shoqërisë civile, Lulzim Peci ka reaguar ndaj partive politike shqiptare në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se pa asnjë përjashatim, të gjitha partitë kanë bashkëpunuar me Listën Serbe.
Peci ka shkruar se edhe VV e Albin Kurtit ka pasur koalicion me Listën Serbe dhe se ai e ka rikujtuR deklaratat e kryeministrit në detyrë kur e ka lavdëruar Rakiqin.
Postimi i plotë:
Me kete punen e kornizimit te njeri tjetrit per bashkepunim me Listen Serbe bash bajat jeni be dhe nuk po e shihni veten ne pasqyre! Krejte keni bashkepunu me te, pasi ajo ka qene dhe eshte parti legale e Kosoves!
Sa per perkujtim, PDK, LDK, dhe AAK e kane pase pjese te koalicioneve qeverisese. Poashtu, ish- Kryeministri Haradinaj eshte taku me Radojcicin ne veren e vitit 2018 ne Kryeministri. Mirepo, prej janarit te vitit 2019, kur atij ju ngrit aktakuza per rastin e Ivanoviqit, ai nuk ka hy legalisht ne Kosoves.
Poashtu, deri ne nentor te vitit 2022, kur Lista Serbe u terhoq, VV e ka pase ne qeveri pa koalicion formal. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin e asokohshem Kurti qe ta lavderoj Rakicin qe asokohe e kishte minister per “rolin e tij kontruktiv” gjate barrikadave ne veri ne 2021, dhe nuk e largoi ne po ate vit kur ai e krahasoi intervenimin e Policise se Kosoves ne veri me “Kristalnight”. Poashtu kishte edhe bashkepunim prapa kulisave per ceshtjen e pensioneve te veteraneve te UCK-se ne qershor te vitit 2022!
Prandaj, lejeni keto perralla koti me te cilat po mundoheni t’i arsyetoni aktet e juaja politike me efekte te renda per rendin kushtetues te Kosoves! Fokusohuni, dhe nxjerreni vendin nga kriza e rende ne te cilen ka hy!
Boll ma!


