Lajme

PDK thërret konferencë për media

09/13/2026 14:38
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar konferencë për media me fillim nga ora 16:30.

PDK e cila nuk mori pjesë në seancë konstituive të Kuvendit të Kosovës ka bojkotuar po ashtu edhe seancën për formimin e Qeverisë së Kosovës.

PDK tërhoqi përkohësisht nga kandidatura për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku teksa deputetët e Kuvendit zgjodhën nënkryetarët e tjerë: Kujtim Shala, Emilia Rexhepi dhe Tanja Vujoviq.