Lajme

PDK: Përgjysmimi i shtesave për personelin mjekësor është skandaloz

04/22/2021 18:20
nga:Gazeta Blic

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë Kurti për përgjysmimin e shtesave të mjekëve dhe pensionistëve.

Ata thanë ky është vendim skandaloz dhe se Qeveria Kurti po e dërgon ekonominë drejt kolapsit.

“Pikërisht kur pritet rritja e mbështetjes për ekonominë e goditur nga pandemia, ndodhi e kundërta. Qeveria përgjysmëoj ndihmat për disa kategori e për disa i largoj krejt. Ne e cilësojmë si vendim skandaloz dhe i ngutshëm kundrejt heronjve të pandemisë.”

“Po ashtu shprehim shqetësimin për uljen e shtesave për pensionistet duke marr parasysh shpenzimet për barna. “

“Qeveria Kurti me vetdije po e qo ekonominë drejt kolapsit”, u shpreh deputetja e PDK-së, Floreta Zejnullahu.

LEXO EDHE:

“Për qeverinë Kurti po përfundon ‘muaji i mjaltit’ – Amerika dhe Gjermania janë vu në aksion”