Lajme

PDK kërkon nga qeveria ta tërheq projektligjin për pagën minimale, përmendin edhe sulmet ndaj gazetarëve

05/13/2022 13:57
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar në emër të partisë së tij që Qeveria të tërheq projektligjin e pagës minimale, raporton GazetaBlic.

“Nuk mund të shkohet në një formë se si po don qeveria e Kosovës dhe kjo është e papranueshme. Prandaj kërkojmë si PDK që Qeveria ta tërheq këtë projektligj”, tha Tahiri”, tha Tahiri.

Në anën tjetër edhe deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu thotë se duhet të ketë trajtim më të mirë dhe më të drejtë me të gjithë personat, përfshirë këtu edhe veteranët.

Deliu komentoi edhe sulmin ndaj gazetarëve, për të cilën shprehet se nuk e kupton

“Nuk mendoj se ka deputetë që bëjnë politikë me vetëranët. Ashtu si veteranët po ashtu edhe personat tjerë, duhet të kenë trajtim më të mirë dhe të drejtë. Është bërë praktikë sesi partia në pushtet po mundohet t’i mësojë sesi të bëhet gazetari, herë quhen ndërmarrje e përbashkët kriminale. Ka ministra kur pyesin për punësime dhe i quan budallallëqe. Zëri ynë dëgjohet përmes tyre. Shihni raprtet e DASH-it e raporte tjera se çfarë thonë dhe ne e kuptojmë që mazhoranca e kritkikon opozotën por nuk e kuptpj sulmin ndaj gazetarëve”, tha ajo./GazetaBlic/