Sporti

Paulo Dybala drejt kalimit tek gjiganti spanjoll

05/26/2021 16:29
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sipas Cadena SER, gjiganti italian është i etur për të larguar futbollistin i cili më parë ishte lidhur me Manchester United dhe Paris Saint-Germain, përcjell GazetaBlic Sport.

Juve tashmë kanë propozuar një marrëveshje shkëmbimi për Dybala që përfshin Angel Correa të Atletico, por Diego Simeone mendohet të preferojë një transferim më të drejtpërdrejtë.

Atletico siguroi titullin në La Liga dhe tashmë natyrisht është më mirë edhe në aspektin financiar, kështu që kjo mund të jetë një blerje më e përballueshme për klubin.

Dybala ka zhvilluar 20 ndeshje dhe ka shënaur katër gola në këtë edicion.

/GazetaBlic Sport/