Lajme

Pasi përdhosi flamurin, hoxha në mbrojtje të talebanëve: Pse po i përzini kabllat o shqiptarë

04/17/2023 09:19
nga:G B

Hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami së fundi u bë medial pasi për pensionimin e tij mori dhuratë nga qytetarët një veturë Mercedes.

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme u publikua një video e hoxhës, që përdhoste flamurin kuq e zi me shqiponjë.

Në këtë video ai thoshte se flamuri është vetëm një “leckë, harrën, bez” dhe se nuk duhet adhuruar zogjtë, duke iu referuar shqiponjës.

Lidhur me këtë video ai tha se është vetëm një video e shkëputur për të kompromentuar me të.

Tani është publikuar një tjetër video, ku hoxha merr pjesë në një diskutim live në rrjete sociale me disa persona të tjerë, ku një prej tyre është taleban dhe ai mbështetë talebanët.

Derisa moderatori i diskutimit e njofton se është një taleban, hoxha thotë se ata nuk kanë asgjë të keqe dhe se nuk është turp të jesh taleban, teksa shton se taleban do të thotë student.

Më poshtë mund ta shihni videon dhe dëgjoni deklaratën e tij.