Lajme

Pas vendimit të Gjykatës, Peci i jep fund koalicionit me AKR-në në Mitrovicë

09/30/2026 17:14
nga:Genita C

Gjatë ditës së sotme Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Begjet Pacollit në një rast ndaj kreut të Mitrovicës Faton Peci.

E pas publikimit të këtij vendimi nga vetë Pacolli, Peci ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me AKR-në në qytetin e Mitrovicës.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas vendimit të Gjykatës në rastin Pacolli–Peci, sot Faton Peci ndërpreu bashkëpunimin me AKR-në në Mitrovicë.

Si pjesë e këtij vendimi, Gani Rrustemi lirohet nga pozita e Drejtorit për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane.

Ne si AKR nuk ndalemi. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të kontribuojmë për çdo të mirë të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj.

Koalicionet mbarojnë. Përkushtimi ndaj Mitrovicës jo!

Pacolli fiton padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për kompensim jomaterial