Lajme

Pas vapës, freski në disa pjesë të Kosovës – rrebesh i fortë shiu me breshër në Gjilan

08/29/2026 19:15
nga:L J

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën ditëve të fundit, disa pjesë të vendit janë përfshirë pasditen e sotme nga reshje shiu dhe breshëri.

Reshjet kanë sjellë një freskim të motit, duke zbutur përkohësisht temperaturat e larta të regjistruara gjatë ditës.

Në disa zona, shiu ka qenë i shoqëruar edhe me breshër, ndërsa reshjet kanë pasur karakter lokal.

Ndryshimi i motit vjen pas një periudhe me temperatura të larta, ndërsa për sot ishin paralajmëruar rrebeshe shiu.