Lajme

Pas tërmetit të parë, Bosnja dridhet nga së paku tre tërmete më të dobëta dytësore

04/23/2022 01:47
nga:Astrit Gashi

Edhe tre tërmete tjera më të dobëta dytësore janë regjistruar pas tërmetit të madh në Bosnjedhe Hercegovinë.

Sipas EMSC, një nga tre tërmetet e vogla u regjistrua në orën 23:14 dhe kishte një fuqi prej 3.1 shkallë të Rihterit. Tërmeti i parë më i vogël dytësor ka ardhur shtatë minuta pas tërmetit të parë, që sipas Shërbimit Sizmologjik të Kroacisë ka qenë me një fuqi prej 6.1 shkallë të Rihterit.

Tërmeti tjetër është regjistruar në orën 23:50 dhe kishte fuqi prej 2.7 shkallë.

Tërmeti i tretë u regjistrua 25 minuta pas mesnatës dhe kishte fuqi prej 3.9 shkallë të Rihterit.

Sizmologu i Shërbimit të Seizmologjisë në Kroaci, Tomislav Fiket tha për HRT së dy tërmetet e mëpasme kishin një fuqi pre 4, respektivisht 3.5 shkallë të Rihterit.

Fiket tha se fuqia më e madhe u regjistrua në epiqendër e që ishte 6.5 shkallë, por se në brendësi të Dubrovniku dhe në disa pjesë të Malit të Zi mund të ishte edhe më e fortë.

Epiqendra e tërmetit të parë, më të fortit, ishte në komunën lindore të Hercegovinës, Ljubinje, e cila është 19 kilometra nga Stolci.

Mediat boshnjake kanë raportuar deri me tani për vdekjen e një vajze 27 vjeçare, raportohet edhe për shumë të lënduar.