Lajme

Pas të shtënave me armë në Skenderaj, ja çka gjeti Policia e Kosovës!

10/18/2021 10:50
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë mbrëmë në Skenderaj.

Përmes raportit 24 orësh, policia bën me dije se ka hapur katër raste për “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Si pasojë e të shtënave me armë, një person është goditur nga një plumb me ç’rast ka kërkuar trajtim mjekësor.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë gjeti policia në disa lokacione të Skenderajt:

Skenderaj, 17.10.2021-20:42. Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës pasi që i njëjti është goditur nga një plumb nga drejtim i panjohur. Rasti është duke u hetuar

Skenderaj, 17.10.2021-20:55. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet

Skenderaj, 17.10.2021-20:25. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet

Skenderaj, 17.10.2021-20:33. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet