Lajme

Pas takimit me Kurtin, ky është reagimi nga Lajçak

02/19/2022 12:19
nga:Genita C

Lajcak: Patëm diskutim të detajuar për dialogun me Kurtin, të martën takohen Bislimi e Petkoviq.

Emisar Special i BE-së, Miroslav Lajcak ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Mynih në kaudër të Konferencës së Sigurisë.

Lajcak ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhëm të dialogut dhe takimin e kryenegociatorëve që do të ndodhë të martën.

“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuar për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajcak.