Sporti

Pas sjelljeve jo sportive në ndeshjen KB Ponte – KB Peja, reagon ministri Çeku: Sulmet fizike dhe fyerjet do të marrin përgjigjen e duhur

05/04/2021 22:25
nga:Lorik J

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka reaguar pas ngjarjeve jo sportive në takimin mes KB Ponte dhe KB Peja.

Ndeshja mes këtyre dy ekipeve u ndërpre përshkak të konfliktit në fushë mes lojtarëve të të dyja klubeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me ngjarjen e sotme ka reaguar edhe minstri i sportit, Hajrullah Çeku duke thënë se sulmet fizike do të marrin përgjigjjen e merituar.

“Shqetësuese janë ngjarjet nga takimi i sontëm basketbollistik mes KB Ponte dhe KB Peja në Prizren, i ndërprerë me vendim të gjyqtarëve. Por, nuk do të kalojnë pa adresim të përgjegjësisë dhe marrje të masave. Sulmet fizike, fyerjet e veprimet tjera anti-sportive do të marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se presin raportin e Policisë në lidhje me rastin dhe do të takohet nesër me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

“Jemi duke i grumbulluar të gjitha informatat për incidentin. Për nesër kam ftuar në takim Federatën e Basketbollit të Kosovës, ndërsa të enjtën do të ftojmë takimin e Këshillit kombëtar për parandalimin e dhunës dhe dukurive negative në sport. Ndërkohë presim edhe raportin e Policisë së Kosovës për rastin”, ka përfunduar Çeku.

Ja postimi i plotë: