Sporti

Pas sherrit me trajnerin, Balotelli largohet nga Turqia, transferohet në Zvicër

08/31/2022 09:42
nga:L J

Pas sherrit në fushë me trajnerin Vincenzo Montella, Mario Balotelli mbyll aventurën në Turqi me Adana Demirspor. Sulmuesi italian nuk ka më vend në skuadër ndaj në orët e fundit ka arritur marrëveshjen për t’u transferua në Zvicër tek skuadra e Sion, aty ku në të kaluarën është aktivizuar edhe lojtari i kombëtares, Ermir Lenjani.

Pritet që në vijim, Balotelli t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe sapo të marrë miratimin nga ana e stafit mjekësor, do të hedhë firmën në kontratë e cila do e lidhë 32-vjeçarin me zvicerianët deri në vitin 2025. Vlen të theksohet se kampionati zvicerian ka zhvilluar gjashtë javët e para dhe skuadra e re e Balotellit renditet në vendin e gjashtë me tetë pikë.

Megjithatë, me mbërritjen e italianit shpresohet që skuadra të ngjitet shpejt në klasifikim dhe të shndërrohet në favorite për vendet e para të klasifikimit. Sulmuesi ishte pjesë e Adana Demirspor prej vitit 2021 teksa në 31 ndeshje, shënoi plot 18 gola duke u shndërruar në liderin e skuadrës.

/ss