Sporti

Pas sanksioneve të aplikuara ndaj Roman Abramovich, ekzekutivi në Angli po monitoron drejtuesit e Manchester Cityt

03/22/2022 09:17
nga:Mergim Rreci

Pas sanksioneve të aplikuara ndaj Roman Abramovich, në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, qeveria britanike tani po forcon monitorimin ndaj Manchester Cityt.

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një deklarate dërguar botimit The Athletic, u shpreh kundër pritjes zyrtare të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, në të cilën Sheikh Mansour, është zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mbretëria e Bashkuar argumenton se, në mungesë të reagimit nga regjimi sirian, çdo forcim i lidhjeve dëmton perspektivën e paqes në Siri”, thuhet në komunikatë.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, theksoi rëndësinë e vazhdimit të ndërmarrjes së hapave për të mbajtur përgjegjës Assadin, një aleat i Vladimir Putinit, për “krimet e shumta”.

Kjo mund të ketë pasoja për Manchester Cityn nëse një gjë e tillë përsëritet.

/GazetaBlic Sport/