Lajme

Pas rreshjeve të mëdha të shiut në Gjilan, Lutfi Haziri aktivizon shtabin emergjent

07/17/2021 17:50
nga:M K

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka aktivizuar shtabin emergjent.

Të paktën kështu bëhet e ditur nga zyra për informim e Komunës së Gjilanit përmes një komunikate, përcjell GazetaBlic.

Tutje në njoftim thuhet se ndihmë nga autoritetet kanë kërkuar diku rreth 52 qytetarë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Pas reshteve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile, të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Deri tani, kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremhallë.

Kryetari Haziri apelon qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me vetura, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet, të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në afat rekord.

Zyra për Informim

/GazetaBlic/